Të afërmit dhe avokati: I ndaluari në protestën e Kukësit është dhunuar fizikisht

06/05/2015 00:00

Të afërmit e të ndaluarit nga policia në protestën e disa ditëve më parë në Kukës kanë shprehur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të Nderim Lushit. I ndaluari është vizituar nga avokati i tij, i cili më pas deklaroi se ishin shkelur afatet ligjore.

Ndërkohë, babai i Nderim Lushit thotë se nuk është lejuar të takojë të birin.

Nderim Lushi u arrestua me akuzën e organizimit të protestave të jashtëligjshme. Ai kishte kërkuar leje nga policia, për të protestuar duke bllokuar Rrugën e Kombit, leje e cila nuk ishte dhënë.

Më pas gjatë protestës, policia e shoqëroi atë me një veprim, që edhe nga vetë policia u cilësua i parregullt. Për pasojë, dy oficerë policie u pezulluan dhe janë nën hetim disiplinor.

Top Channel