Zhbogar: Shqetësuese ndërhyrja e politikës tek RTK-ja

06/05/2015 00:00

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar i vlerëson si shqetësuese akuzat për ndërhyrje të politikës dhe presion në linjat redaktuese në transmetuesin publik të Kosovës, RTK.

Ai këtë vlerësim e bëri pas takimeve të veçanta me përfaqësuesit e sindikatës së pavarur të RTK-së, menaxhmerët dhe bordin e drejtorëve.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se, “Bashkimi Evropian i jep rëndësi të madhe rolit të transmetuesit publik në shërbim të publikut, i pavarur nga ndikimi politik dhe komercial. Në rastin e Kosovës, është e qartë se ekzistojnë probleme që prekin këtë rol të rëndësishëm të transmetuesit publik”.

Më shqetësuese për BE-në janë akuzat për ndërhyrje politike dhe presion në politikat redaktuese të televizionit. Ambasadori Zhbogar apeloi tek sindikata dhe menaxherët që që të rivendosin komunikimin në mënyrë që të adresohen çështjet e hapura.

Top Channel