Ekstradohet nga Greqia i shpalluri në kërkim për vrasje

06/05/2015 00:00

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Pukës, u ekstradua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë këtë të mërkurë.

33-vjeçari Anton Permarkaj, lindur në Pukë, dyshohet autor për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana rënduese kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Mardhniq, ku Permarkaj, së bashku me shtetasit me inicialet B.P., F.P. dhe S.P., kanë vrarë shtetasit P. M., H. M. dhe plagosur rëndë shtetaset T. M. dhe A. M.

Në aeroportin e Rinasit  ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Top Channel