Halim Kosova, takime në Shëngjergj

06/05/2015 00:00

Nga fshatin Shëngjergj, i cili me ndarjen e re territoriale do të jetë pjesë e Bashkisë së Tiranës, kandidati i PD-së për kryebashkiak, Halim Kosova u angazhua që kjo zonë do të ketë vëmendjen e tij, pavarësisht distancës. Për këtë ai ka një projekt.

“Në konceptin im, është që cikli të mbyllet këtu, prodhimi dhe shitja, nëpërmjet pikave që mund të krijojmë. Nuk ka pse të robtoheni në Tiranë e në rrugët e saj për të shitur prodhimin tuaj. Ne kemi ndërmend të zgjerojmë nismën e bashkisë, që u mundëson ju marrjen e kredive me interes zero. Kjo do të bëjë të mundur që të rrisni punën e prodhimin, e të krijoni edhe vende pune”- tha kandidati i PD.

Interesit të banorëve për shëndetësine dhe mungesën e një laborante në këtë zonë, kandidatit Kosova premtoi gjetjen e një zgjidhjeje, edhe pse nuk janë në kompetencë të Bashkisë.

“Edhe për gjërat që nuk janë kompetencë e bashkisë, unë angazhohem se po të punojmë së bashku do t’i zgjidhim. Halli juaj është halli im. Për çdo shqetësim që kemi, do të ulemi bashkë e do të gjejmë një zgjidhje”- deklaroi Kosova.

Top Channel