Vendimi i Federatës, pezullohet kampionati spanjoll

06/05/2015 00:00

Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur të nisë një protestë kundër qeverisë më 16 maj. Për pasojë, dy javët e fundit të kampionatit spanjoll dhe finalja e Copa del Ray, që është planifikuar të luhet më 30 maj, nuk do të zhvillohen.

Kjo masë vjen pasi qeveria vendosi që të ardhurat nga të drejtat televizive të shpërndahen në një formë tjetër, duke përfituar edhe skuadrat e vogla. Mirëpo, Federata nuk po pajtohet asesi me formulën e re, duke thënë se të ardhurat po përdorën për qëlllime politike dhe jo sportive.

Megjithatë, Federata është e hapur për bisedime të reja me qeverinë. Mediat spanjolle njoftojnë se Presidenti i Federatës Spanjolle, Angel maria Villar do të takohet me Ministrin e Sportit, Jose ignacio Wert, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë.

 

Top Channel