Ministrja Gjosha nga Berati: Integrimi nuk fillon vetëm nga Tirana, por nga gjithë qytetet

07/05/2015 00:00

Aktivitete kushtuar “Ditës së Europës” kanë startuar të mërkurën nga qyteti i Beratit, me një simultane shahu dhe një panair me produkte artizanale, ku ka marrë pjesë ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj.

Duke vlerësuar vlerat e qytetit të Beratit si mjaft të rëndësishme, ministrja Gjosha u shpreh në fjalën e saj përpara qytetarëve të Beratit se jo më kot aktivitetet e “Ditës së Europës” nisin pikërisht nga ky qytet.


“Integrimi nuk fillon vetëm nga Tirana, por nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, që kanë vlera të bartura”, tha ajo.

Më herët, simultania e shahut u përshëndet dhe nga Kryetari i Parlamentit, njëherazi kreu i LSI-së, Ilir Meta.

 

Top Channel