Adele shndërrohet për 27-vjetorin e lindjes

07/05/2015 00:00

Ajo është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të rezervuara në botë, por Adele ka kënaqur fansat me një foto qesharake në 27-vjetorin e saj të lindjes ditën e martë.

Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep” ka postuar një fotografi në rrjetin social “Twitter” për 22 milionë ndjekësit e saj ku shihet e shndërruar në idhullin e saj, George Michael.

Bashkangjitur postimit, ylli ka shkruar: Faleminderit për urimet e ditëlindjes, kalova shumë bukur sot. U shndërrova ne heroin tim.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel