Izrael, Benjamin Netanyahu pranon marrëveshjen e koalicionit

07/05/2015 00:00

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka arritur marrëveshjen për të formuar qeverinë e re. Marrëveshja, 7 javë pasi partia e tij Likud fitoi zgjedhjet, erdhi pak para përfundimit të afatit për formimin e qeverisë.

Netanyahu, i cili merr mandatin e tij të katërt si Kryeministër i Izraelit, i nevojiteshin 61 vende në Parlament për të krijuar qeverinë e re dhe kjo u arrit pas marrëveshjes me partinë e krahut të djathtë, “Shtëpia Hebreje”.

“Unë jam i sigurt se askush nuk është i befasuar që këto negociata ishin të gjata. Koha është thelbi, pasi ne na duhet të formojmë qeverinë që javën e ardhshme, në mënyrë që ajo të jetë e fortë dhe e qëndrueshme”, u shpreh Netanyahu në një konferencë shtypi.

Lideri i partisë “Shtëpia Hebreje”, Naftali Bennet, kishte kërkuar Ministrinë e Drejtësisë në këmbim të mbështetjes nga 8 deputetët e tij.

Ai është kundër krijimit të shtetit palestinez, gëzon mbështetjen e komuniteteve izraelite në Bregun Perëndimor dhe ka bërë thirrje për aneksimin e pjesëve të territorit të pushtuar.

BBC shkruan se koalicioni i partisë së Netanyahu-t me partinë “Shtëpia Hebreje” mund të përkeqësojë marrëdhëniet e Izraelit me SHBA-në dhe shtetet europiane.

Top Channel