Guardiola: Talenti i lojtarëve të Barçës bëri diferencën

07/05/2015 00:00

Pa Robben, Ribery e Alaba, Bajerni zhgënjeu ne ndeshjen e parë në “Camp Nou” ndaj vendasve të Barcelonës, të cilët u udhëhoqën nga një futbollist i jashtëzakonshëm, si Lionel Messi.

Pas përfundimit të ndeshjes Guardiola tha se i kishte parashikuar vështirësitë që do të haste ekipi i tij duke u përballur ndaj një kundërshtari si Lionel Messi. “Në prag të ndeshjes kam thënë se Messi është i pandalshëm. Ne duhet të përpiqeshim të mos e lejonim atë të merrte pjesë në lojë. Por kjo nuk ndodhi. Talenti i lojtarëve të Barçës bëri diferencën”, tha Guardiola.

Megjithatë, spanjolli ka shtuar se ekipi i tij nuk i ka humbur shpresat dhe do të provojë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit.

“Natyrisht që një apo dy gola mund të përmbysen, por tre është e vështirë, megjithatë ne do të tentojmë”, u shpreh spanjolli.

Top Channel