Shpëtimi i hebrenjve, Nishani nderohet me medaljen “Raoul Wallenberg”

07/05/2015 00:00

Presidenti i Shqipërisë është nderuar me medaljen “Raoul Wallenberg” nga Fondacioni me të njëjtin emër. Medalja vjen në shenjë mirënjohje për shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Nishani tha se kjo medalje vjen si një meritë dhe njohje e shpirtit fisnik të shqiptarëve, në mbrojtje të vlerave dhe jetës njerëzore.

“Liria është gjëja më e shtrenjtë për qeniet njerëzore, por akoma më e vështirë është që njeriu të çlirohet dhe të këpusë vargonjtë e mendjes, duke lënë pas njëherë e përgjithmonë antisemitizmin, racizmin, shovinizmin, komunizmin, përndjekjen, totalitarizmin, terrorizmin”, u shpreh z. Nishani.

 

Top Channel