Nisin “përçarjet” e para mes djemve të “One Direction”

07/05/2015 00:00

Zayn Malik ka sulmuar anëtarin e grupit të “One Direction”, Louis Tomlinson, përmes rrjetit social Twitter.

Këngëtari, i cili u nda nga grupi në muajin Mars, ka bërë një postim drejtuar Tomlinson, nëpërmjet të cilit mbron mikun e tij producent, Naughty Boy, pasi të dy ata ishin përfshirë në një luftë fjalësh në rrjetet sociale.

22-vjeçari Zayn ka shokuar fansat e tij, pasi ka thënë se Louis duhet t’u jepte fund komenteve të kota rreth jetës së tij, tani që nuk është më anëtar i grupit të famshëm dhe “të shikojë jetën e tij”.

Ky reagim i Zayn ka ardhur pas ofendimeve, që Naughty Boy dhe Louis Tomlinson i bënë njëri-tjetrit, ku Naughty ka akuzuar Louis, se ai nuk di as të këndojë.

Top Channel