Durrës, kapet hajduti 19-vjeçar; hynte nëpër shtëpi me litar nga tarraca

07/05/2015 00:00

Një 19-vjeçar i dënuar për vjedhje është ndaluar në Portin e Durrësit, në përpjekje për t’u larguar drejt Italisë.

Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se Armando Meçe, nga Tirana, ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit burg.

Në nëntor të 2012, Meçe ishte autor i një vjedhje spektakolare në kryeqytet. Në bashkëpunim me një tjetër person, vodhi një banesë në katin e shtatë të një pallati në rrugën “Don Bosko”. Autorët zbritën në banesë nëpërmjet një litari.

19-vjeçari Meçe iu dorëzua Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Top Channel