Milan, për stadiumin në “Portello” nevojitet likuiditet. Me ngulm aksioneri i ri

07/05/2015 00:00

E ndërkohë që Berlusconi mbetet në pritje të propozimit të kinezëve, mundet t’i lejojë vetes iluzionin e të menduarit se 6 muaj më vonë do të rikthehen në pikën e nisjes.

Stadiumi në pronësi të klubit duket se ka qenë “kali i Trojës”, përmes të cilit të dyja mundësitë e së ardhmes aksionare, ajo tajlandeze dhe ajo kineze, janë ankoruar në Milano, në një moment kur ekipi i drejtuar nga Barbara është hedhur në treg për të gjetur partnerë për impiantin e ri.

Ndërsa tashmë që gjithçka duket se po bëhet realitet, pas hapit të parë të miratimit të projektit në “Portello” të Milanos, kjo çështje është kthyer edhe në një detaj kyç në bisedimet mes Silvio Berlusconit dhe tajlandezit Bee, por edhe me konsorciumin nga Pekini.

Stadiumi eventual në lagjen “Portello” do të jetë një pjesë tepër e rëndësishme e tratativës së shitjes së klubit të Milanit, i cili ka nevojë për një aksioner të ri, që të ofrojë likuiditet për ta kthyer në realitet. Të dy grupet e interesuara, në veçanti ai kinez, duket se janë tërhequr dhe bindur më së shumti prej perspektivave të biznesit, për të zbritur në Milano.

Duke ditur se stadiumi është misioni kryesor i grupit menaxherial kuqezi për 5-vjeçarin e ardhshëm, dihet dhe është mëse logjike që duke parë situatën aktuale financiare, të nisin një aventurë prej 300-320 mln eurosh pa një aksioner të ri duket e komplikuar.

Ekip i drejtuar nga “Lady B” po punon për të siguruar një mbështetje financiare për këtë operacion.

Top Channel