65-vjetori i krijimit të BE-së. Të shtunën, Inva Mula në Butrint

07/05/2015 00:00

Europa është duke u përgatitur të festojë 65-vjetorin e krijimit të saj. Delegacioni BE-së në Tiranë, për këtë ditë të shënuar në kalendarin europian, do të organizojë të shtunën një koncert në Butrint, ku e ftuara speciale do të jetë sopranoja Inva Mula.

Ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin, duke folur për Ditën e Europës ndalet edhe në aktualitetin politik në Shqipëri. Ajo flet për integrimin europian me fokus reformat, e në veçanti, luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi.

A do t’i tregojë komuniteti ndërkombëtar kandidatët, që, sipas tyre, nuk duhet të garonin për zgjedhjet e 21 Qershorit? Si konsiderohet nga numri një i BE-së në vendin tonë dështimi gjetjes të konsensusit në Parlament, në miratimin e një projektligji për dekriminalizimin? Cilat janë pritshmëritë nga zgjedhjet e 21 Qershorit?

Këtyre pyetjeve, Romana Vllahutin u jep përgjigje në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në edicionet e ardhshme të lajmeve.

 

Top Channel