Tenton të vjedhë banesën, qëllon me armë mbi policët

07/05/2015 00:00

Një 50-vjeçar ka tentuar të vjedhë në një banesë, por është pikasur nga e zonja e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Marinëz të Elbasanit.

Gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e Aleksandër Kuqaj.

Por gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë, 50-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve. Fatmirësisht, asnjë nuk u lëndua, ndërsa Kuqaj u neutralizua.

Në cilësinë e provës u sekuestrua edhe arma, një çifte gjahu që Kuqaj e kishte me leje që prej vitit 1992.

Ndaj 50-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes së punonjësve të policisë të mbetur në tentativë, dhe vjedhje e mbetur po ashtu në tentativë.

Top Channel