Aplikacioni që ‘spiunon’ adoleshentët në timon

07/05/2015 00:00

Një miksim i mungesës së përvojës dhe dëshirës të bësh përshtypje kur nget makinën, mund të jetë katastrofike për një adoleshent. Kjo tregohet në statistika se adoleshentët janë në rrezik më të madh të aksidenteve se prindërit e tyre. Por për këtë ka menduar Chevrolet.

Në modelin e ri “Malibu”, gjiganti i automjeteve ka inkorporuar edhe një panel të kontrollit nga prindërit. Mënyra “Teen Driver” (adoleshent në timon) ndez automatikisht sensorët dhe alarmet, nëse kalohet limiti i shpejtësisë. Ajo u tregon prindërve se sa shpejt po ngasin makinën fëmijët e tyre, dhe nëse i kanë shpëtuar paq një aksidenti.

Kjo risi ka nisur të quhet dhe aplikacioni “një dado për makinën”. Sistemi do të jetë në tipin Chevrolet Malibu 2016, i cili do të nisë nga shitjet në fund të këtij viti.

Ajo është dizenjuar të inkurajojë të rinjtë të ngasin makinën me përgjegjësi, kur prindërit nuk janë në makinë me ta.

 

Top Channel