PS: Basha ka dështuar, qytetarët e kanë të qartë

07/05/2015 00:00

Partia Socialiste ka akuzuar kryetarin në ikje të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se fshihet pas pretendimit të rremë se, qeveria i ka bllokuar fondet pushtetit lokal të kryeqytetit.

Në një dalje për mediat, deputeti Ervin Bushati ka deklaruar se qytetarët nuk do të bien pre e mashtrimeve dhe më 21 Qershor do të votojnë për “drejtimin e duhur”.

“Basha e ka bërë refren pretendimin e tij se qeveria i ka bllokuar fondet. Por qytetarët e kanë të qartë që Basha ka dështuar në aspekte të mëdha e të vogla. Prandaj, më 21 Qershor qytetarët do të votojnë në drejtimin e duhur, për të jetuar më mirë”, ka thënë Bushati.

 

Top Channel