Nanoteknologji për të larë dhëmbët…vjen Misoka

07/05/2014 00:00

Në dekadat e fundit ne kemi pësuar ndryshime teknologjike nga më të ndryshmet. Kompjuterët tanë po bëhen më të vegjël dhe procesorët më të shpejtë.

Por, një gjë ka mbetur konstante: dhëmbët vazhdojmë t’i lajmë me furçë, si njerëzit e viteve 1800.

Dizenjatori japonez, Kosho Ueshima, po mundohet të ndryshojë këtë. Ai ka shpikur një furçë dhëmbësh, që quhet Misoka. Furça përdor nanoteknologjinë për të pastruar dhëmbët, pa ndihmën e pastës së dhëmbëve. Për ta bërë të mundur këtë, ai ka përdorur nanoteknologjinë e kompanisë Yumeshokunin Co. LTD.

Ueshima ka përdorur fije të veçanta për furçën që vishen me jone minerale shumë të vogla. Parimisht, këto jone kalojnë nga fijet e furçës tek dhëmbët gjatë larjes, duke hequr papastërtitë dhe duke formuar një veshje mbrojtëse që e bën më të vështirë për pllakat dhe materialet e tjera të prishin smaltin e dhëmbëve.

Furça Misoka krijohet për të kursyer paratë dhe të zvogëlojë sasinë e mbetjeve të ushqimeve mes dhëmbëve. Por megjithatë ka një ngërç. Duke pasur parasysh faktin se fijet e furçës janë delikate dhe veshja me nanoteknologji ka tendencën të zhvishet pas pak kohësh, kjo furçë dhëmbësh mund të zgjasë vetëm një muaj me një përdorim të rregullt.

Më pas do të duhet të blesh një të re. Kjo nuk është dhe aq efektive në kosto dhe shumë miqësore ndaj mjedisit. Megjithatë, përpjekja e Ueshimës ka sukses në Japoni që prej vitit 2007, por ende nuk është testuar në Europë.

Top Channel