Të dërgosh një vizatim në Hënë

07/05/2014 00:00

Disa artistë kanë mbledhur disa skicime që do të dërgohen në Hënë. Projekti i vizatimit të Hënës, i nisur në Carnegie Mellon University, i jep mundësinë çdokujt të kontribuojë me skicat e tij. Ato më pas do të futen në një disk safiri.

Disku do të futet në trupin e një roboti, i cili është destinuar për në Hënë. Më shumë se 10 mijë skicime mund të futen brenda diskut që do të mbajë një skulpturë që quhet Moon Arts Ark.

Kjo do të niset me anijen hapësinore më të afërt në vitin 2016, në një mision të nisur nga Astrobiotic Technology.

Roboti, i quajtur Andy, gjithashtu është duke u ndërtuar në Carnegie Mellon University. Misioni i tij është të eksplorojë një gropë në rajonin e Lacus Mortis në Hënë. Ka mundësi që njëri prej këtyre vizatimeve të mbishkruhet në Tokë.

 

FOTO GALERI
1/5
Disa artistë kanë mbledhur disa skicime që do të dërgohen në Hënë.

Top Channel