Tiranë, dy persona i rrëmbejnë makinën një taksisti

07/05/2015 00:00

Dy persona i kanë rrëmbyer makinën një taksisti, pranë Urës së Beshirit.

Grabitësit, të cilët kanë qenë të armatosur, i kanë marrë drejtuesit të taksisë edhe telefonët dhe paratë që mbante me vete.

Policia tha se ka marrë dëshminë e taksistit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

 

Top Channel