Shkelën barazinë në tendera, KLSH kallëzon Komisionin e Ofertave në QSUT

07/05/2015 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kallëzimi ka ardhur për shkak të shkeljes së barazisë në tendera nga ana e tyre.

Sipas KLSH-së, si pasojë e shkeljes së procedurës së vlerësimit të ofertave, u konstatua një dëm ekonomik në vlerën 10,803,376 lekë.

Anëtarët e kallëzuar në prokurori janë L.S (kryetari), K.Q dhe A.T.

 

Top Channel