Çfarë nuk bëhet për të fituar një princ…

07/05/2015 00:00

Një propozim për martesë dhe një puthje para se të largohej nga Australia… Në foto është fiksuar momenti kur 21-vjeçarja Victoria i kërkon princit Harry të martohet me të dhe i jep një puthje në buzë.

Ngjarja ndodhi para Sydney Opera House, në Australi, ku princi Harry u takua me fansat e tij para se të takohej me një zyrtar britanik të plagosur në Afganistan. Vetë princi Harry i pyetur për këtë puthje u përgjigj: Mora më shumë se një puthje.

I vogli i dy fëmijëve të Lady D dhe Princit Charls është gati të kthehet në Atdheun e tij për t’u njohur me mbesën e sapolindur, Charlotte Elisabeth Diana, pas një muaji të kaluar në tokën e kangurëve.

 

Top Channel