Marrin fund zërat, Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë bashkë

07/05/2015 00:00

Në mediat rozë ka disa ditë që qarkullon lajmi, por gjithmonë në formën e zërave, që mbeteshin për t’u konfirmuar…dhe konfirmimi nuk vonoi.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë ‘zënë mat’ në rrugët e Nju Jorkut. Aktori 40-vjeçar dhe modelja 29-vjeçare janë fotografuar duke ndarë puthje të gjata dhe pasionante para një shfaqje në “Broadway”.

Modelja ruse i dha fund romancës 5-vjeçare me yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo, në javët e para të këtij viti, ndërkohë që aktori amerikan, shoqërohej ende me Suki Waterhouse, e cila nuk dihet se si do t’i presë këto foto.

 

FOTO GALERI
1/13
Puthja mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper

Top Channel