Katy Perry ndryshon sërish pamjen

07/05/2015 00:00

Ajo njihet si një ndër artistet që ndryshon më shumë ngjyrën e flokëve të saj dhe kësaj radhe Katy Perry është shfaqur me flokë të verdha.

Këngëtarja e hitit “I Kissed A Girl” ka bërë këtë transformim drastik për setin e ri fotografik të revistës ‘Wonderland’, në të cilën shihet edhe me vetulla të verdha.

Artistja nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka vendosur të shkojë më tej për këtë set, ku është shfaqur gjithashtu me flokë të kuqe.

Në eventin e fundit të organizuar këtë fundjavë ‘Met Gala’, Katy është shfaqur në tapetin e kuq me flokë të shkurtra të zeza.

FOTO GALERI
1/5
Katy Perry me flokë të verdha

Top Channel