Jackie Chan: Trafikantët e drogës meritojnë dënim me vdekje

07/05/2015 00:00

Jackie Chan ka thënë se mbështet dënimin me vdekje për trafikantët e drogës. Aktori i njohur ka deklaruar se droga po bëhet shkaktare e shumë vdekjeve tek të rinjtë si dhe po lëndon shumë familje.

I biri i Jackie-t, Jaycee Chan kishte vuajtur dënimin me gjashtë muaj burg, për shkak se policia kishte gjetur marihuanë në shtëpinë e tij. Aktori e ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, por i ka shërbyer si mësim.

“Trafikantët meritojnë dënim me vdekje. Këta persona janë duke shkatërruar jetët e mijëra të rinjve, prandaj nuk janë aspak të dobishëm. Ata duhet të marrin dënimin e merituar. Unë u ndjeva i turpëruar dhe i shokuar për rastin e tim biri, por tani e kontrolloj më tepër”- u shpreh Jackie Chan.

Aktori që ka luajtur në qindra filma me arte marciale, tani është ambasador kundër drogës në Singapor, duke qenë personazhi i parë publik që angazhohet me një çështje të tillë.

Top Channel