“Kur mblidhemi tok e festojmë me këngët popullore”

07/05/2015 00:00

Kur përmendet kënga isopolifonike, mendja na shkon menjëherë te grupet popullore me kostume që këndojnë në festivale, por ato këngë i kanë rrënjët në popull, atje ku këndohen ende.

“Këngët gorare janë shumë të bukura, tradicionale. Gora është e pasur, por këto këngë janë drejt zhdukjes, sepse nuk u jepet prioritet këngëve burimore, këngët e tabanit. Edhe ky brezi ynë di diçka, pastaj brezat e ardhshëm nuk janë ushqyer me këngët tradicionale. Ndaj, detyrimisht ato do të humbasin”, tha Telah Zeza.

Telah Zeza vjen nga zona e Gorës në Korçë, ashtu si dhe Alfredi, Zhuljeta, Arefiu, Mylazimi dhe Dashuria. Kur janë të gjithë bashkë, shtëpia ku mblidhen buçet nga kënga tradicionale gorare dhe korçare.

Top Channel