Venecia, një grup turistësh bien në ujë

07/05/2015 00:00

Njëri nga qytetet që preferohet më shumë nga turistët është edhe Venecia. Grupe me turistë shëtisin me varka ose ndalen në pikat turisitike për të shijuar më shumë këtë qytet. Mirëpo, për një grup nuk ka shkuar gjithçka ashtu siç duhet.

Në momentin kur ata po kalonin mbi urën e improvizuar për të shkuar në varkë, ajo është ndarë në dysh, dukë bërë që disa prej turistëve të bien në ujë. Fotot që i kemi postuar më poshtë, tregojnë momentet kur njerëzit përfshihen në panik dhe kërkojnë ndihmë.

Turistët e kanë kaluar këtë situatë pa ndonjë lëndim, por aparatet e tyre teknologjike janë dëmtuar. Njëri prej turistëve, duke qeshur, tha se do të kthehej sërish në Venecia, pavarësisht aksidentit.

FOTO GALERI
1/6
Momenti kur turistët bien në ujë

Top Channel