Veliaj: 21 Qershori do të ndryshojë Tiranën

07/05/2015 00:00

Kandidati i koalicionit të majtë për Tiranën, Erion Veliaj, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e njësisë numër 11 në kryeqytet, tha se vota e 21 Qershorit është vendimtare për Tiranën, e cila në 4 vitet e fundit ndodhet kundravajtje.

“Vota nuk është qokë, nuk është detyrim, është diçka që secili e bën për veten e vet. Nëse nuk na pëlqen kjo Tiranë, por na pëlqente ajo që në 11 vite bënte punë, kemi një shans që t’i kthehemi atij misioni. Na duhet një Tiranë që shkon në drejtimin e duhur, një kryetar bashkie që jeton në Tiranë dhe jo në Holandë, një kryetar bashkie që punon te bashkia dhe jo te partia. Kjo është Tirana që duam”, tha Veliaj

Pjesën më të madhe të bashkëbisedimit, Veliaj ia dedikoi votuesve të djathtë: “Partinë mbaje, por për qytetin vendos që të shkojë në drejtimin e duhur sepse ka 4 vite që ka shkuar kundravajtje. Kjo është e vërteta, ndaj na duhet një fitore spektakolare”.

Top Channel