Ministria e Financave: Minimizuam informalitetin tek lojërat e fatit

07/05/2015 00:00

Siaps Ministrisë së Financave, “tashmë ka marrë fund historia e zezë e lojërave të fatit pa ‘rregulla loje’, e abuzimeve, shmangieve, dhe evazionit apo mashtrimit tatimor”.

Për ta ilustruar këtë, kjo ministri ka publikuar disa statistika të marra nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NJMLF), që “ka tregues në rritje në performancën e saj për periudhën prill 2013-prill 2015.

Nga kontrollet e ushtruara në 6500 pika sekondare lojërash fati, janë konstatuar 1709 shkelje ligjore dhe janë bllokuar 1500 aktivitete, – liston Ministria e Financave, sipas së cilës, janë gjobitur gjithashtu edhe 144 subjekte, në vlerën e 720 mijë dollarëve.

 

Top Channel