Bie në kontakt me korrentin, vdes një 72-vjeçar

07/05/2015 00:00

Një 72-vjeçar ka gjetur vdekjen në Kurbin, pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjorm të Kurbinit. Viktima është shtetasi i identifikuar si Xhelal Mera.

Sipas burimeve, ai ishte duke punuar në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Top Channel