Aksioni për hidrokarburet, arrestohet pronari i një pike shitjeje karburantesh

07/05/2015 00:00

Ka vijuar edhe gjatë së enjtes operacioni në fushën e hidrokarbureve, i cili ka nisur 4 ditë më parë.

Gjatë ditës së enjte, bëhet e ditur se janë kontrolluar 13 subjekte, nga të cilat 7 u proceduan penalisht, përkatësisht 3 në Fushë-Krujë dhe 4 në Kamëz.

Policia njoftoi se është arrestuar edhe pronari i një pike shitjeje karburantesh në Fier, ndërsa janë bllokuar dhe dy pika shitjeje, si u konfiskua karburanti në depozita.

 

Top Channel