Ushtrime ekstreme mbi patina, motër e vëlla të jashtëzakonshëm

08/05/2015 00:00

Emily, 25 vjeçe dhe Billy, 28 vjeç, motër e vëlla, kanë dhuruar një performancë të jashtëzakonshme mbi patina.

Ata kishin vallëzuar mbi patina që në moshë të vogël, por ajo që ata treguan në skenën e “Britain’s Got Talent” mahniti jurinë, të pranishmit në sallë, por edhe me miliona njerëz në mbarë botën, që kanë parë videon e publikuar në internet.

Motër e vëlla kërcejnë dhe rrotullohen në skenë në një mënyrë perfekte, çka e bën ushtrimin e tyre të vështirë, por edhe mjaft të rrezikshëm.

 

Top Channel