Mercedes show, Rosberg i pari në provat e lira të Spanjës

08/05/2015 00:00

Ka nisur me shenjën e Mercedes fundjava e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1.

Piloti gjerman vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e parë të provave të lira, duke e ndalur kronometrin në 1.26.828.
 
Vetëm 70 të mijëtat më vonë mbërriti shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton.
 
Kohën e tretë dhe të katërt më të mirë, e shënuan Vettel e Raikkonen me Ferrari.

Alonso nuk shkoi më shumë se vendi i 15-të, menjëherë pas kolaudatores së Williams, Susie Wolff.

Top Channel