PS, Xhaçka: Basha dështoi edhe me premtimet e vogla

08/05/2015 00:00

Partia Socialiste deklaroi përmes deputetes Olta Xhaçka se Lulzim Basha nuk mbajti premtimet jo vetëm për veprat madhore që premtoi, siç ishite ajo për ndërtimin e tramit, por edhe të tjera si pajisja e studentëve me karta apo rikonstruksioni dhe përmirësimi i shërbimit në kopshte.

“Në vitin 2013, projekti i Bashës për rikonstruksion e rindërtim kopshtesh parashikonte një investim prej 4.2 milionë dollarësh. Në fund të vitit, ai realizoi vetëm 210 mijë dollarë investime nga ky plan i bërë nga vetë ai”, deklaroi Xhaçka.

“Sado i paaftë të jesh në matematikë, është vështirë të të shpëtojë fakti se me këto ritme, Bashës do t’i duheshin 20 vjet për të realizuar planin”, shtoi deputetja e PS.

Top Channel