Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se vendi i tij mbetet i vendosur të bëhet anëtar i Bashkimit Europian, por në këtë rrugë po has një pengesë: njohja e Kosovës.

“Aktualisht, pengesë më e madhe për të realizuar këtë objektiv është Kosova se sa bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë”, ka deklaruar Nikoliç.

Ai ka thënë se Beogradi është kundër vendosjes së sanksioneve serbe ndaj Rusisë, por kur të anëtarësohet në BE, atëherë do të detyrohet të ndjekë politikën e përbashkët të Unionit.

 

Top Channel