Azilantët në Gjermani, De Maiziere: Numri më i madh, nga Shqipëria

08/05/2012 00:00

Gjermania pret një dyfishim të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2015. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Thomas De Maiziere i cili ka deklaruar se deri në muajin prill, numri është rritur me 130 për qind.

Vendin kryesor të azilkërkuesve e mbajnë Shqipëria dhe Kosova. Vetëm në muajin prill, nga Shqipëria kanë aplikuar për azil 4794 persona, ndërsa në total janë 114155 azilkërkues.

Zyra Federale për Emigrimin dhe Refugjatët, raporton se pritet që këtë vit numri i aplikantëve për azil të shkojë në 400 mijë. Megjithatë ministri i Brendshëm shprehet skeptik nëse këto shifra do të ndryshojnë me sistemin e ri të Bashkimit Europian. “Ne kemi një situatë të re dhe duhet të marrim masa të reja”, tha De Maiziere.

 

Top Channel