Elhaida Dani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për këngën e saj, që do të marrë pjesë në Eurovision.

E përditshmja britanike “the Mirror” e ka cilësuar Elhaidën, si një nga zërat më të forta të garës dhe si këngëtarja, e cila ka impresionuar gjysmën e Europës.

“Shqipëria ka gjetur më në fund veten me Elhaidën, pas dy viteve me këngë kryesisht të këqija. Nëse performanca e saj është mjaftueshëm e fortë për të bindur Europën që ta votojë, kjo ka kohë për t’u vendosur, por do të ishit budallenj nëse e përjashtoni atë. Mirësevjen në Eurovizion Shqipëri: Më në fund po garon”, shkruan “Mirror”.

* Është vetëm 9 vjeç, por fiton rreth 1 milion dollarë në vit. Ai quhet Evan dhe ka krijuar “EvanTube HD”, duke e kthyer veten në një sipërmarrës interneti. Ai realizon video, ku komenton dhe analizon lojëra të ndryshme për fëmijë.

Mbiemri i Evan dhe vendbanimi i tij mbahen mjaft sekret nga prindërit. I ati, Jared merret me menaxhimin e karrierës së të birit, duke ndihmuar në redaktimin dhe ngarkimin e videove në “Youtube”.

* Një grabitje e dhunshme nuk e ndal djalin e picave të dorëzojë porosinë te konsumatori. E më pas, ai shkoi te doktori për t’u mjekuar.

Josh Lewis u sulmua teksa do të dorëzonte picat në një spital të Kentuckyt. Një burrë i ishte afruar 19-vjeçarit dhe, pasi i kishte marrë çelësat e makinës, e kishte plagosur me thikë në shpinë.

Adoleshenti është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Top Channel