Amber Rose, kundër Kanye West

08/05/2015 00:00

Prapa sukseseve të Kanye West, qëndron Travi Scot. Kjo është deklarata e bujshme që ka bërë Amber Rose. Ajo ka dashur të tregojë se reperi nuk i shkruan asnjëherë këngët e tij, prandaj nuk mund të marrë atribute që nuk i takojnë.

Këtë deklaratë, Rose e bëri në një klub në Los Angeles, ku e irrituar që DJ po luante vetëm këngët e West, vendosi të marrë mikrofonin dhe të tregojë të vërtetën. “Boll vendoset këngët e këtij personi. Pse nuk vendosni këngët e personit të vërtetë që shkruan këngë për të dhe për të tjerët, Travi Scott”, ka thënë Rose.

Nuk dihet endet se pse Rose e ka bërë këtë deklaratë për bashkëshortin e Kim Kardashian, apo ndoshta është nisur nga një aryse e thjeshtë, duke dashur t’u tregojë gjithëve se jo çdo këngëtar i shkruan këngët vetë.

 

Top Channel