SHBA, rriten masat e sigurisë në vend pas kërcënimeve nga ISIS

08/05/2015 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur masat e sigurisë në vend, pas një kërcënimi të ditëve të fundit nga xhihadistët e ISIS.

Reagimi erdhi pas një deklarate të shefit të FBI-së, i cili para gazetarëve u shpreh se në SHBA janë mijëra persona të infiltruar nga ISIS, si pasues të atyre në Lindjen e Mesme.

Shqetësimi lidhet me potencialin e ekstremistëve të dhunshëm. Drejtori i FBI-së nuk pranoi të specifikojë se ku konsistojnë masat e reja të sigurisë, por tha se është niveli i tretë më i lartë i kërcënimit terrorist në SHBA.

Ky është alarmi i parë që ka vënë në lëvizje autoritetet, pas atij të kullave binjake, ku Al Kaeda kreu masakrën më 11 shtator 2001.

 

Top Channel