Propozim për martesë në koncertin e Ed Sheeran, përlotet këngëtari

09/05/2015 00:00

Gjatë një koncerti në Austin, Texas, ditën e mërkurë, Sheeran ka ftuar në skenë një fans të tij, pasi vuri re se po i bënte shenja me dorë.

Djali, i cili është ngjitur menjëherë në skenë, rrëmbeu mikrofonin dhe bëri një fjalim, përmes të cilit tregoi se ishte me fat që kishte në jetë të dashurën e tij.

“Po mendoj me zë të lartë këtu… ne gjetëm dashurinë aty ku duhet ta gjenim”, tha djali, i cili ka përdorur tekstin e këngëve të Ed gjatë gjithë fjalimit.

Fjalimi sigurisht ka përfunduar me djalin të ulur në gjunjë dhe me propozimin për martesë, ku vajza sigurisht ka thënë “po”. Të gjithë janë përlotur gjatë këtij momenti, përfshirë edhe Ed Sheeran.

Top Channel