8-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, në valixhe drejt Spanjës

09/05/2015 00:00

Një djalë 8-vjeçar është tentuar të kalohej ilegalisht nga Maroku në Spanjë në një valixhe. Lajmi është bërë i ditur nga policia spanjolle.

Fëmija i quajtur Abou u gjet brenda në valixhen e tërhequr nga një 19-vjeçare nga Ceuta, një enklavë spanjolle pranë Marokut.

Një zyrtar i policisë në Spanjë tha për AFP-në se kur policët hapën valixhen gjetën djalin në një gjendje të tmerrshme. Gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se 19-vjeçarja nuk ka lidhje familjare me djalin, por ajo është paguar nga i ati i fëmijës për ta transportuar. Babai i djalit jeton në ishujt Kanarie dhe kishte shpresuar që në këtë mënyrë aspak të hijshme të ribashkohej me djalin e tij.  

Zëdhënësi i policisë tha se dyshimet tek vajza lindën, pasi ajo po hezitonte të kalonte kufirin. “Dukej sikur ajo nuk donte të kalonte përtej kufirit. Në fillim menduam se në valixhe kishte drogë, por më pas zbuluam se aty gjendej një fëmijë’. Ndërsa babai i 8-vjeçarit e kishte kaluar kufirin rreth 30 minuta më herët.

Ceuta dhe Melilla, një tjetër enklavë spanjolle, ndodhen në veri të Marokut, në bregdetin e Mesdheut. Madridi pretendon se këto territore janë pjesë përbërëse e Spanjës dhe menaxhon kufijtë e tyre, por Maroku pretendon sovranitetin mbi territoret.

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel