U dha pagën dy punonjësve që ishin në Greqi, në hetim kryekomunari

09/05/2015 00:00

Kreu i Komunës Lekas në Korçë do të hetohet nga policia për shpërdorim detyre. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Sh. M., 56 vjeç ka paguar dy punonjës në kohën kur ata nuk kanë qenë të pranishëm në punë.

“Ky shtetas ka bërë pagesat mujore për dy punonjës të komunës të tij, për muajt shtator- tetor 2014, pavarësisht se ata nuk kanë qenë në detyrë. Në periufhën që janë paguar, dy punonjësit rezultonin të larguar në shtetin grek”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Korçës.

Ndërkaq, hetimet kanë nisur edhe për një 36-vjeçar nga Pogradeci, pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare në automjetin e tij janë gjetur një sasi prej 17 mijë eurosh, që A. T., nuk i kishte deklaruar.

 

Top Channel