Meta prezanton kandidatin për Selenicën: Më shumë investime në zonë

09/05/2015 00:00

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ishte paraditen e së shtunës në Selenicë, ku ka prezantuar kandidatin e sa majtës për kryetar bashkie, Kasem Canaj.

Në fjalimin e tij, Meta përfitoi nga rasti për të kujtuar 70-vjetorin e përfundimit të luftës ndaj nazistëve, për të devijuar më pas në aspektin politik.

“Sot shënohet 70-vjetori i fitores së luftës ndaj nazizmit. Sot kemi arsye të festojmë, pasi këtu jemi në trevat patriotike të vendit. PS-LSI është koalicioni fitues në zgjedhjet e 21 Qershorit”, ka thënë Meta, duke shtuar se në këtë zonë do ketë investime konkrete.

 

Top Channel