Gjykimi i rastit “Etan” shpallet i pavlefshëm; nuk vendosi dot juria

09/05/2015 00:00

Gjykata e Nju Jorkut deklaroi një gjykim të pavlefshëm për rastin e vrasjes së 6-vjeçarit Etan Patz, i cili u zhduk më 1979. Juria nuk arriti të merrte një vendim. I pandehuri Pedro Hernandez rrëfeu në 2012 se e kishte vrarë ai djalin.

Por avokati i tij e hodhi poshtë këtë rrëfim, duke e quajtur fals, pasi klienti i tij ishte i sëmurë mendërisht. Megjithatë Hernandez do të mbetet në burg derisa prokurorët të vendosin një datë të re për gjykim. Djali u zhduk teksa ishte duke shkuar tek autobusi i shkollës. Ngjarja la të shokuar autoritetet për vite me radhë.

I ati i Etan, Stanley Patz, shprehu indinjatën e tij mbi paaftësinë e jurisë për të vendosur, por shtoi: “mendoj se e kemi mbyllur tashmë”. Zhdukja e Etan ka qenë një nga rastet e njerëzve të humbur të viteve ’80. Ai ishte fëmija i parë i zhdukur që u shfaq në një kuti qumështi.

Top Channel