OBSH: Liberia deklarohet e lirë nga Ebola

09/05/2015 00:00

Organizata Botërore e Shëndetësisë, WHO, ka deklaruar se Liberia është e lirë nga Ebola, ndërsa vendi prej 42 ditësh nuk ka shënuar asnjë rast të ri.

Shtatorin e kaluar, ky shtet përballej me 400 raste në javë, me spitale të tejmbushur dhe trupa të shtrirë në rrugë. Shëndeti publik nisi një fushatë për të ndalur epideminë, dhe rasti i fundit i vdekjes konfirmohet më 27 mars.

Virusi i Ebolës i mori jetën më shumë se 11 mijë personave në rajon, dhe është ende aktive në Guine dhe Sierra Leone. Por numri i rasteve të reja po bie. I dërguari i OKB-së për Ebolën, David Nabarro e quan progresin ndaj kësaj sëmundje në Afrikën Perëndimore, si “të jashtëzakonshme”. Megjithatë ai paralajmëron se duhet ende kohë për të eleminuar plotësisht virusin.

Edhe pse Liberia deklarohet e lirë nga virusi, korrespondentët thonë se Ebola ka lënë një impakt në terma afatgjatë, pasi ka dëmtuar shumë ekonominë e brishtë të vendit. Organizata kërkon që autoritetet të mos kenë vetëkënaqësi dhe të injorojnë paralajmërimet për një rrezik potencial të shpërthimit të vatrës. Liberia është vendi që ka numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga Ebola.

Top Channel