Turisti belg padit Venecian në BE: Ka çmime shumë të larta

09/05/2015 00:00

Një turist belg ka denoncuar Venecian në Bashkimin Europian me pretendimin se çmimet janë shumë të larta dhe diskriminuese për të huajt.

Diferencimi mes asaj që paguajnë turistët dhe vendasit, thotë personi në fjalë, është tepër i madh.

Qyteti lagunë, sipas vizitorit belg, shkel në mënyrë të strukturuar dhe sistematike traktatet europiane. BE-ja garanton të drejta të barabarta lëvizjeje për të gjithë qytetarët e bllokut dhe sipas pakteve në fuqi, të firmosura edhe nga Italia, asnje vend nuk mund të lejojë diskriminime të kësaj natyre.

Top Channel