Gjermeni në Lushnje, viziton ekspozitën e nxënësve

09/05/2015 00:00

Ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka qenë e pranishme në Ditën Olimpike në gjimnazin “18 Tetori” të qytetit të Lushnjes dhe në ekspozitën me projektet e nxënësve.

Ajo ka marrë pjesë në organizimin e lojërave të ndryshme nga nxënësit e këtij gjimnazi duke plotësuar kështu edhe një nga dëshirat e nxënësve, dhurimin e kostumeve sportive.

Gjimnazistëve u janë dhuruar 50 bluza nga Komiteti Olimpik Sportiv Shqiptar dhe nga Federata e volejbollit.

Ministrja Gjermeni bëri me dije se në datat 7-8 gusht, në plazhin e Divjakës do të zhvillohet Kampionati Evropian i “beach volley” dhe ekipi fitues i sotëm do të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Ministrja Gjermeni shoqërohej në këtë event nga përfaqësuesi i Komitetit Olimpik Shqiptar Stavri Bello dhe Leonard Tase, përfaqësues i Federatës së Volejbollit.

Pas këtij aktiviteti ajo ka parë nga afër punimet e nxënësve në kino-teatrin “Vaçe Zela”. Ajo ka vlerësuar punimet më të mira të cilat do të financohen nga qeveria shqiptare.

Top Channel