PSG shkatërron Guingamp, Cavani shënon tripletë

09/05/2015 00:00

Paris Saint Germain nuk ka mëshirë ndaj Guingamp në ditën e 36-të të Liga 1, duke e vënë me shpatulla pas rrjetës.

Ylli i mbrëmjes ishte Edinson Cavani me një tripletë të tij, i ndjekur nga Zlatan Ibrahimoviç që shënoi dy herë. Dhe në fund, golin e gjashtë e shënoi braziliani Maxëell.

Vetëm dy ndeshje nga fundi parizienët shkojnë në kuotën e 77 pikëve, 6 më shumë se Lioni, dhe janë një hap nga titulli i tretë kampion i Francës. Nëse Lioni humb të shtunën me Caen, titulli është i sigurtë.

Top Channel