Berlusconi bie në skenë: Është faji i së majtës

09/05/2015 00:00

Berlusconi ka marr pjesë në një manifestim publik dhe në momentin që ka mbaruar fjalimin është rrëzuar në skenë. Ai u pengua në një stol që ishte aty afër për të treguar rrugën e daljes nga skena.

Kavalieri u ndihmua të ngrihej, dhe iu rikthye podiumit. Duke mbajtur në dorë stolin ai tha me ironi: Këtë stol e ka bërë e majta.

Pas incidentit, Berlusconi shkoi në hotelin e tij, ku dhe u vizitua nga një ortoped.

Top Channel