Juve, Allegri: Duhet të kalojmë 80-pikëshin

09/05/2015 00:00

“Kemi ende dy ndeshje për të luajtur dhe 12 pikë në dispozicion. Kemi detyrën t’i arrijmë, sepse jemi Juventus dhe objektivi ynë është të kalojmë 80-pikëshin”.

Janë këto fjalët e teknikut bardhezi, Massimiliano Allegri, në prag të sfidës së radhës në kampionatin italian, me Cagliari-n. Në stadium, ka gjasa që trajneri të bëjë një tjetër përmbysje.

“Do të ndryshoj diçka, sepse mes ndeshjeve ndaj Sampdorias dhe Real Madrid skuadra ka hequr shumë. Gjithashtu, kam shumë lojtarë në gjendje të mirë fizike”, ka thënë Allegri.

Ai ka shtuar se ka mundësi që në këtë ndeshje sulmuesi Carlos Tevez të qëndrojë në stol për t’u çlodhur.

 

Top Channel